Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare në Tv Klan janë përballë dy kunata, zonja Lalote dhe zonja Algina, të cilat nuk komunikojnë bashkë prej kohësh. Lalote ka treguar se si pasojë e një aksidenti në vendin e punës, i vëllai i saj ka humbur jetën para 3 vitesh. Ajo që e shqetëson zonjën në fjalë është se kunata e saj, bashkëshortja e vëllait të ndjerë është shkëputur nga familja e tyre dhe rrjedhimisht edhe fëmijët e saj. Nga ana tjetër, zonja Algina pretendon se Lalote nuk e ka kërkuar asnjëherë as atë dhe as 4 fëmijët e saj dhe sipas saj nuk i ka mbështetur kurrë.
Lalote: Unë jam Lalote Curraj nga fshatrat e Vlorës. Ne që kemi ardhur këtu na ka ndodhur një fatkeqësi e madhe në vitin 2018, më ka humbur një vëlla: aksident në hidrocentralin Smokthinë-Lepenicë, diga Vërmik, punonjës definitiv. Kjo zonja duhet të më japë llogari pse na ka shkëputur. Çfarë kërkon nga neve kjo? Algina: Çfarë kërkon nga unë? Lalote: Kërkoj nga ti të thuash pse nuk na përfill neve. Vëllai im ka lënë 4 fëmijë, nuk është njeri pa njeri. Ku e ke mbështetjen që na kthen neve krahët zonjë? Algina: Mbështetja e kam gjetur tek Zoti dhe kam përballuar hallet e mia me 4 fëmijët e mi, vetëm fare. Lalote: Nuk kërkoj asgjë, kërkoj pse nuk ke kërkuar mbështetje nga ne… Algina: Pse më sjell mua këtu, për çfarë arsyeje? Lalote: Të sjell për të kërkuar pse je larguar… Algina: Pse jam larguar?! Kush e ka fajin këtu, unë apo ti? Yt vëlla të la 45 fëmijë rrugëve, pse nuk u mendove njëherë të thoshe…
Lalote: A nuk të vr et ndërgjegjia se na ke kthyer krahët? Algina: Ti te dera ime nuk ke ardhur, nuk ke thënë kurrë që dale t’i shoh pak ata fëmijët e vëllait se janë pa baba… Lalote: Ke një vit e gjysmë që ta marrim në telefon… Algina: Unë derën nuk ia mbyll njeriu, as hasmit. Lalote: Moj pse s’më përgjigjesh në telefon? Algina: Ti nuk ke ardhur asnjëherë në derën time, nuk je përgjigjur kurrë të thuash a keni bukë, a s’kanë bukë ata fëmijë. Lalote: Ti nuk ke ardhur asnjëherë të komunikosh as me kunatin dhe as me mua. Me mua nuk të lidh më asnjë gjë. Eni Çobani: Ti i ke në familje, mban mbiemrin e familjes Curraj, apo jo, ty të lidh diçka. Algina: Tani, kjo 3 vjet e gjysmë, si vjen kjo e më kërkon llogari.. Lalote: Dashuria për fëmijët. Algina: Pse nuk vjen që t’i shohë fëmijët? Lalote: Ti nuk na del as në telefon moj, ti do e përballosh jetën e fëmijëve?! Ti më humbet dhe mundin e vëllait moj, si mundesh?