Miq dhe kolegë të Hueyda El Saied ishin pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku ndanë mes lotësh kujtimet më të bukura me të.
Gjatë bisedës në studio edhe vetë Bieta e pati të vështirë të përmbante lotët, aq më tepër në momentin që po flitej për të vegjëlit e tyre.
“Hueyda më komentonte gjithnjë për Kroin dhe unë po ashtu për Gabrielin. Mbaj mend këtë shtator komentova kur ai nisi shkollën”, tha ndër të tjera Bieta tejet e prekur.