Në takimin për ‘Ballkanin e Hapur’ në Beograd, presidenti serb falenderoi pjesëmarrësit teksa bëri të ditur disa detaje rreth diskutimeve.

Ai tha se palët pritet të miratojnë sot disa marrëveshje dhe dokumente.

“Ne ramë dakord të ngrejmë sot Këshillin e Zbatimit. Priten takime mes organeve doganore, hidrosanitare etj, në lidhje me qarkullimin e mallrave. Jam mirënjohës ndaj partnerëve për ndihmën teknologjike dhe transformimin digjital të të gjithë rajonit. Njerëzit e biznesit janë 100% në mbështetje të kësaj nisme” – tha Vuçiç.

Ai tha se pritjet e gjata të sipërmarrësve në kufi nuk duhet lejuar.

“Ekonomitë tona varen nëse do të jemi në gjendje të japim më shumë për prodhuesit tonë bujqësorë dhe sektorët e tjerë. Njerëzit tanë për një vit, apo një vit e gjysmë do të lëvizin pa asnjë pengesë nga Tirana në Beograd, apo nga Nishi në Tiranë. Kjo do tiI forcojë ekonomitë tona. Kjo nuk është politikë, por përpjekje që njerëzit tanë të jetojnë më mirë” – tha Vuçiç.