Kryeministri britanik, Boris Johnson është kapur sërish pa maskë në një tren të mbushur me njerëz. Kreu i qeverisë, ka vepruar kështu kundër urdhëresave të lëshuar nga ministrat e tij.
Kjo ka ndodhur një ditë pasi ai kërkoi falje pse u shfaq pa maskë mbrojtëse në një vizitë në spital.
Kryeministri u pa duke folur me pasagjerët në një tren të mbushur nga Manchester në Warrington
Ai gjithashtu ishte fotografuar pa maskë në një tren për në Glasgow për samitin e klimës Cop26, ku, përsëri pa maskë, ai u ul pranë 95-vjeçarit Sir David Attenborough.
Por Johnson këmbënguli: “Njerëzit në fakt do të më kenë parë duke veshur maskën shumë më rregullisht kohët e fundit”.
“Unë mendoj se kjo është gjëja e përgjegjshme për të bërë dhe unë do të vazhdoj ta bëj”.