Britania ka dërguar një ekip prej rreth 10 ushtarësh në Poloni për të ndihmuar Varshavën të forcojë kufirin e saj me Bjellorusinë, ku grupe emigrantësh janë bllokuar në përpjekje për të hyrë në BE.
The Guardian shkruan se trupat mbërritën të enjten dhe pritet të kalojnë disa ditë në vend , duke përfshirë vizitën e kufirit me kërkesë të qeverisë polake për të përcaktuar nëse mund të riparojnë ose të forcojnë gardhin.
Ministria e Mbrojtjes tha se misioni ishte i përqendruar vetëm në “mbështetje inxhinierike për të adresuar situatën e vazhdueshme në kufirin e Bjellorusisë”, dhe burimet e brendshme thanë se nuk kishte plan shtesë për trupat britanikë për të monitoruar kufirin.
Burimet e Ëhitehall thanë se ishte e udhës të konsiderohej të ndihmonte Poloninë duke qenë se “është Bjellorusia ajo që po i shtyn emigrantët drejt kufirit”. Çdo vendim përfundimtar për të ndihmuar do të duhet të nënshkruhet nga sekretari i mbrojtës, Ben Ëallace.