I fejuari i Britney Spears, Sam Asghari, Cher dhe Andy Cohen dhe të tjerë personazhe të njohur kanë reaguar pasi këngëtarja fitoi betejën e gjatë ligjore për të përfunduar kujdestarinë nga i ati.
Një ndër figurat publike që ka reaguar është këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, e cila ka uruar Britney Speras për lirinë që fitoi, pas 13 vitesh nën kontrollin e të atit.
“Urime mbretëreshë, e lumtur që fitove lirinë, por tani duhet të mbrojmë më çdo kusht.Mbaj mend se sa e emocionuar isha kur të takova për herë të parë. Truproja jot më lejoi të hyja në dhomën tënde të ndërrimit dhe gjëja e parë që më the ishte se sa kompozitore e mrekullueshme që jam. Më preku shpirtin. Ikona ime, të cilën e pashë dhe u frymëzova gjatë gjithë jetës sime, më tha se isha një kompozitore e mrekullueshme. Ky ishte një moment historik. Jam e lumtur që je e lirë, por tani duhet të të mbrojmë me çdo kusht. Të dua”, shkruan Bebe në Instagram.
Ndërsa për Britney ky moment ka qenë sigurisht ashtu siç e quan ajo si: ditën më të lumtur për të.