Ka nisur numërimi mbrapsht sa i përket fituesit të ‘’Topit të Artë’’ që nga ora 20:30, teksa do të shpërndahen disa çmime të tjera përveç triumfuesit, teksa organizatorët kanë premtuar edhe supriza.

Ndërkohë këta janë 10 emrat e mbetur nga lista, ku njëri prej tyre do të triumfojë për çmimin e madh: Zhorzhinjo (Çelsi), Donaruma (PSG), Levandovski (Bajern Mynih), De Bryjne (Mançester Siti), Kante (Çelsi), Mesi (Barcelona/ PSG), Kristiano Ronaldo (Juventus/ Mançester Junajtid), Benzema (Real Madrid), Mbappé (Francë, PSG) dhe Muhamed Salah (Liverpul)

CEREMONIA LIVE

20:59 Robert Levandovski fiton çmimin ”Sulmuesi i vitit”.

20:49 Çmimin ‘’Kopa Trophy’’ për të rinjtë e ka fituar mesfushori i Barcelonës, Pedri Gonzales i cili mposhti Xhud Bellingam, Mejzon Grinud, Nuno Mendesh, Xhamal Musiala.

20:40 Shuhen dyshimet për pilotët e makinës së kuqe me Topin e Artë, dy pilotët e Formula 1, Fernando Alonso dhe Esteban Okon transportuan trofeun në destinacion.

20:38 Makina e kuqe luksoze zbarkon me trofeun e ”Topit të Artë”, ka ovacione në sallë.

20:30 Starton ceremonia e ”Topit të Artë”, Didier Drogba në rolin e prezantuesit.