Shumë thonë se qeni është miku më i mirë i njeriut, por ata që e thonë, ndoshta nuk kanë pasur kurrë shoqëri solide me një mace.

Ndërsa çdo mace është e ndryshme, ato kanë disa tipare të përbashkëta. Kjo mund të përfshijë përqafimin në shtrat gjatë natës. Ndërsa disa mace mund të jenë indiferente, të tjera duan të jenë sa më afër homologëve të tyre njerëzorë. Dhe shumë njerëz duket se e preferojnë këtë gjë.

Në fakt, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) vlerësojnë se rreth 50% e pronarëve të kafshëve shtëpiake në Shtetet e Bashkuara e lejojnë kafshën e tyre të flejë në shtrat me ta.

Bill Fish, bashkëthemelues i Tuck.com, thotë, pa diskutim, ka gjëra pozitive për të lejuar macen tuaj në shtrat çdo natë, duke përfshirë një ndjenjë sigurie, emocionalisht dhe fizikisht.

“Të kesh një mysafir në shtrat me ty gjithashtu redukton stresin, si dhe sjell ngrohtësi dhe rehati,” tha ai. “Ndërsa ndjeni frymëmarrjen ritmike të maces suaj, ajo ju qetëson dhe ju ndihmon të flini më shpejt.”

Por ekziston dhe një pyetje tjetër: A mund të sjellin një sërë rreziqesh të tjera shëndetësore?

Dr. Steve Weinberg, themeluesi i 911 VETS, tha se mund të ndihesh mirë dhe komode kur lejon macen të flejë në një shtrat me ty, gjë që qetëson potencialisht ankthin dhe tmerret e natës.

“E keqja është se macet janë kafshë nate,” tha ai. “Njerëzve që flenë mund t’i ndërpritet gjumi në orët e vona të natës ose të zgjohen në një orë shumë të hershme.”

Për shkak të kësaj, thotë Weinberg, gjumi me një mace mund të jetë kundërproduktive ndaj modeleve tipike të gjumit të një personi.

“Shumë mace pëlqejnë të luajnë de të gërvishtin ose madje kafshojnë në këmbët e njeriut që lëvizin poshtë mbulesave,” tha ai. “Ka probleme të tjera, të tilla si alergjia ndaj zbokthit të maces ose, nëse pleshtat nuk janë nën kontroll, njeriu mund të ketë pickime nga ato.”

Dr. Jennifer Maniet, një veteriner i stafit në Petplan Pet Insurance, thotë se nuk është e sigurt që macet të flenë me foshnjat, sepse ekziston rreziku që një mace të mbyt pa dashje një fëmijë duke fjetur në gjoks ose në fytyrë.

“Nëse macja trembet, foshnja mund të kafshohet, gërvishtet ndërsa macja përpiqet të vrapojë ose të kërcejë,” tha ajo. “Gërvishtjet dhe kafshimet e maceve janë mënyra të zakonshme që macja të transmetojë sëmundje tek një foshnjë.”

“Të kesh macen në shtrat mund të nxisë gjithashtu dominimin brenda kafshës,” tha Fish. “Ata fillojnë të ndihen sikur është territori i tyre dhe mund të shqetësohen nëse dikush tjetër hyn në shtrat.”

Gjithashtu e rëndësishme të theksohet është se jashtëqitjet e maceve, mund të paraqesëin gjithashtu një rrezik sëmundjesh për njerëzit në familje.

Çfarë lloj sëmundjesh? Krimbat gastrointestinal, giardiasis, ringworm, toxoplasmosis, murtaja – po po, ajo murtaja – dhe infeksion hantavirus, thotë Maniet.

Gjatë muajve të verës, parazitët janë më aktivë, profesionistët e kafshëve shtëpiake rekomandojnë të kontrolloni rregullisht leshin dhe lëkurën e maces suaj. Kjo është e mirë si për shëndetin e maces ashtu edhe për shëndetin e njeriut.

Mënyra më e mirë për të reduktuar rreziqet e kontraktimit të këtyre rreziqeve shëndetësore nga macja juaj, është që pronarët e kafshëve shtëpiake t’i çojnë rregullisht macet te veterineri, në mënyrë që ata të jenë të përditësuar për imunizimet e tyre.