Chelsea po planifikon një lëvizje prej 84 milionë £ (112 milionë dollarë) për të siguruar shërbimet e yllit të Juventusit, Federico Chiesa, sipas “Calciomercato”. Bayern Munich ka qenë gjithashtu i lidhur me 24-vjeçarin, i cili teknikisht është ende i huazuar nga Fiorentina. “Zonja e Vjetër” është e vendosur të nënshkruajë përgjithmonë me Chiesa verën e ardhshme, por blutë e Londrës janë gati t’i ofrojë atij një destinacion tjetër alternativ.
Nga ana tjetër, Chelsea është gati të shesë Christian Pulisic në vitin 2022, sipas “El Nacional”. 23-vjeçari ka marrë disa oferta përpara merkatos së janarit dhe blutë do të studiojnë alternativat jashtë Premier League. Barcelona është ndër klubet e interesuara, por Chelsea do të kërkojë të paktën 42 milionë £ (56 milionë dollarë) për Pulisic.