Një pezullim i marrëveshjes së gazit i Gjermanisë me Rusinë ‘Nord Stream 2’ shkaktoi sërish një rritje me 11% të çmimeve të gazit. Pas këtij pezullimi zyrtarët gjermanë kanë përgatitur popullatën për dimër të vështirë dhe të gjatë. Krizat e gazit nisën kur rezervat evropiane u varfëruan rëndë nga një kombinim i dimrit jashtëzakonisht të ftohtë në 2020-2021 dhe nga dështimi i gjeneratorëve të rinovueshëm diellorë dhe të erës për të arritur potencialin e plotë.
Kancelarja gjermane në largim Angela Merkel bëri thirrje këtë javë për ndihmë nga qeveria për familjet më të varfra që mund të përballojnë ngrohjen e shtëpive të tyre në muajt e ardhshëm.
Gjermanët përballen me një dimër të gjatë dhe të ftohtë pa gaz rus nëpërmjet Nord Stream 2.
“Ata do të ngrijnë. Pjesa më e madhe e ekonomisë së tyre do të detyrohet të mbyllet. Papunësia do të rritet. Do të duhen katër vjet për të ndërtuar kapacitetin LNG për gazin natyror, por kush do ta ndërtojë atë për ta?”, deklaruan zyrtarët.
Rusia është përballur gjithnjë nga akuzat e Evropës liudhur me manipulimin e gazit dhe rritjen e çmimeve të qëllimshme, sidoqoftë gjatë furnizimit me gazin rus nga ‘Nord stream 2’, Merkel u doli kundër. Pretendimet e BE-së lidhur me manipulimin e çmimeve nga Putin ajo i hodhi poshtë, duke i kritikuar për konkluzionet e nxituara. Sipas Merkel, Rusia nuk ka detyrime ndaj BE-së për aq kohë sa nuk është e faktuar ne letra.