Trajneri italian ka filluar të mendojë për ndërtimin e ekipit, dëshirë e tij e parë është mesfushori i Milanit Antonio Conte e ka zgjedhur përforcimin e parë që e do në Tottenham.
“Sport Italia” raporton se trajneri italian synon ta transferojë në Londër mesfushorin e Milanit, Franck Kessie.
Conte do ta zëvendësojë Nuno Espirito Santon në eksperiencën e tij të dytë në Angli, përcjell. Kessie nuk e ka vazhduar ende kontratën me Milanin dhe largimi i tij është i mundshëm. Qe një kohë flitej për një transferim të mundshëm të mesfushorit kualitativ në Premierligë.