Numri i personave të vdekur si pasojë e COVID-19 në mbarë botën ka kaluar në mbi 5 milionë.
Sipas faqes “Worldometers”, ku përpilohen të dhënat rreth pandemisë, bilanci i të vdekurve në gjithë globin ka shkuar në 5 016 880.
Numri më i madh është regjistruar në SHBA me 766 299 viktima, e ndjekur nga Brazili me 607 860, India me 458 470, Meksika me 288 365, Rusia me 239 693, Peruja me 200 246, Indonezia 143 405, BM 140 632, Italia 132 010, Kolumbia me 127 281, Irani 126 303, Franca 117 683 dhe Argjentina me 115 950 të vdekur nga COVID-19.