Autoritetet italiane të shëndetësisë kanë raportuar të dhënat e fundit të COVID-19.
Në njoftimin zyrtar thuhet se janë regjistruar 7.891 raste të reja me COVID.
Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 60 qytetarë.
Të shtruarit në terapitë e kujdesit intensiv janë 423, ndërsa sa i takon të shëruarve ato janë 5.319.