Shumica e gjermanëve janë në favor të kufizimeve të mëtejshme për të pavaksinuarit për të luftuar pandeminë e koronavirusit, sipas një sondazhi të kompanisë ”YouGov”.

Rreth 31% e të anketuarve ishin në favor të zbatimit më të rreptë të rregullave që do të lejonin vetëm personat e vaksinuar ose të kuruar nga Covid-19 të hynin në vende të tilla si restorante, kinema apo koncerte, ndërsa 25% të tjerë ishin në favor të zbatimit të këtyre rregullave.

Ndërkohë, 19% menduan se aksesi duhet të zgjerohet për personat e pavaksinuar me rezultat negativ të testit dhe 18% donin që të gjitha kufizimet e hyrjes të hiqen.

Austria ka futur që nga e hëna rregulla strikte që përjashtojnë personat e pavaksinuar nga baret, palestrat dhe parukierët, në një përpjekje për të frenuar rritjen e numrit të të infektuarve.

Gjermania nuk ka një rregullore kombëtare përkatëse dhe vetëm landi i Saksonisë ka futur një rregull të përgjithshëm, ku të pavaksinuarit nuk mund të hyjnë në restorante, diskoteka dhe objekte të kohës së lirë dhe kulturore ose të marrin pjesë në ngjarje të mëdha si ndeshjet e futbollit.

Në landet e tjera gjermane, deri tani u takon operatorëve të restoranteve ose organizatorëve të ngjarjeve të vendosin nëse duan t’i zbatojnë këto rregulla.