Ministria e Shëndetësisë në Greqi njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 8129 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 847,188 të infektuar.
Ndërsa 80 pacientë me Covid kanë humbur jetën.
Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 16, 923 vdekje, 95,3% e të cilëve kishin sëmundje shoqëruese dhe i përkisnin grupmoshës mbi 70-vjeç.
Aktualisht 547 pacientë janë duke u trajtuar në kujdes intensiv. Mosha mesatare e tyre është 64-vjeç.