Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Palokës, ditën e djeshme iu dorëzuan formularët e firmave të nënshkruara nga delegatët demokratë, të cilët kërkojnë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.
Sipas ish-kryeministrit Berisha janë 4200 firma, të cilat sigurojnë mbledhjen e Kuvendit që do të kërkojë shkarkimin e Lulzim Bashës dhe do ta çojë PD-në në zgjedhje për kryetarin e ri.
Në foton e mëposhtme është kasaforta në të cilën po mbahen të mbyllur formularët në zyrën e Edi Palokës.