“Mbështetja e qeverisë ndaj sipërmarrjes përmes lehtësirave fiskale dhe rimbursimit të TVSH-së përkthehet në kontribut për ekonominë e vendit dhe rritje të punësimit”.
Kështu u shpreh sot, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ndërsa vizitoi fabrikën e përpunimit të xhamave “DOAN SHPK”, në Elbasan, me 65 punonjës që ushtron aktivitetin prej vitit 1996.
Gjiknuri tha se mbështetja e qeverisë ndaj sipërmarrjes sjell zgjerim të mëtejshëm të kapaciteteve për vetë biznesin e madh, shtim të numrit të punonjësve dhe rritje të ekonomisë së tyre familjare.
Ai theksoi se “veç operimit në tregun vendas, prodhimet e kësaj fabrike eksportohen drejt vendeve të Evropës dhe SHBA”.