Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë më të afërt se kurrë çdo ‘provë’ e tregon diçka të tillë. Këtë e tregojnë gjithashtu shenjat në qafën e Pete, që dukshëm janë pasojë e dashurisë së Kim.

Këtë fundjavë dyshja u rikthyen në shoqërinë e njëri-tjetrit duke dëshmuar se lidhja e tyre e re po bëhet gjithnjë e më e fortë.

Të dy mbërritën së bashku për darkë në automjetin e tij dhe u shoqëruan nga truproja e tyre në një dhomë private të restorantit luksoz.

Teksa po largoheshin, çifti u panë të kapur për dore. Të dy më pas nuk mund të ndalonin së qeshuri së bashku pasi hynë në makinën e tyre.

Edhe pse Pete është mësuar të lidhet me vajza të famshme, ai dukej i tronditur nga sasia e vëmendjes që i rrethonte të dy. Sa për Kim, ajo nuk është dukur kurrë më e lumtur.

Aktori i SNL është partneri i parë romantik për Kim që kur ajo paraqiti kërkesën për divorc nga Kanye Ëest në shkurt të këtij viti.

Kanye, 44 vjeç, i cili tani ka ndryshuar ligjërisht emrin e tij në Ye, u lidh për pak kohë me modelen Irina Shayk në qershor përpara se të dilte në publik me modelen e Instagramit, Vinetria, 22 vjeç.

Ndërkohë, Pete ka qenë më parë i lidhur me një sërë vajzash të famshëm duke përfshirë yllin e Bridgerton Phoebe Dynevor, Kate Beckinsale dhe ish të fejuarën e tij Ariana Grande.