15 vjet më parë u vendos që 17 nëntori të jetë dita e “maces së zezë”.

Një ditë për të rrëzuar supersticionet që bëjnë që ende sot kjo kafshë të adoptohet gjithnjë e më pak nga njerëzit.

Por mbi të gjitha supersticione të krijuara në mesjetë e që vijojnë të qarkullojnë dhe sot Kafshë të përsosur shoqërimi, por që vazhdojnë të vuajnë nga stigma e “fatit të keq”.

Për këtë arsye është krijuar dhe “Dita e Maces së zezë”.

Një ide e cila fillimisht u caktua 15 vjet më parë dhe që shënohet çdo 17 nëntor, me qëllimin për të rrëzuar të gjitha mitet false rreth kësaj maceje.

Bindja që macja e zezë sjell ters, lind që në Mesjetë, kur natën, kuajt trembeshin nga sytë e verdhë të maceve që gjendeshin në rrugë.

Që këtu u krijua legjenda që i lidh këto mace me djallin.

Në të njëjtën periudhë për shumë popuj të Mesdheut macja e zezë lidhej me një prani djallëzore dhe me shtrigat.

Po në Mesjetë, Papë të ndryshëm, autorizonin eliminimin e tyre për shkak të lidhjes me të keqen.

Por përkundrazi, marinarët britanikë i merrnin në bordin e anijes pasi mendonin se ata përzinin fatin e keq dhe ende sot, britanikë, skocezë dhe japonezë e cilësojnë si një shenjë shumë të mirë nëse takojnë një mace të zezë në rrugë.

Kjo festë nuk shërben vetëm në rikthimin e dinjitetit për këto mace, por dhe për t’i bërë apel shoqërisë që të kujdesen për ‘ta.

Nuk është një rastësi që macet e zeza janë më pak të adoptueshmet.

Dhe përtej ngjyrës, macja ndihmon në shëndet dhe humor.

Një studim i fundit tregon se nëse përkëdhelet një mace e zezë nga 15 deri në 40 minuta në ditë, ndihmon në reduktimin e stresit dhe të ankthit.

Andaj edhe të gjithë individët që kanë një mece apo maçok të zi në shtëpi janë më të lumtur.