Divorci nga Wanda Nara do t’i kushtojë shtrenjtë Mauro Icardi-t.
Sipas lajmeve të fundit, do të jetë menaxherja argjentinase që do të dalë fitimtare nga kjo ndarje.
Gazetarja Debora D’Amato ka bërë llogaritë në xhepat e çiftit gjatë programit argjentinas A la tarde.
“Icardi duhet t’i paguajë ish-gruas plot 70 milionë euro”, ka thënë gazetarja.
Kësaj i duhet shtuar edhe fakti se Wanda ka kontroll absolut mbi imazhin e Maurito-s.
Në duart e Nara-s duhet të përfundojnë edhe pjesa më e madhe e makinave të luksit dhe pronat e çiftit.
Pasuria e Wanda-s dhe Icardi-t përfshin plot 7 makina dhe pesë shtëpi, të ndara mes Italisë dhe Argjentinës.