Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë dy nga personazhet më të përfolura të momentit, teksa aktori e ka shprehur hapur se është ende i dashuruar me moderatoren, gjatë qëndrimit të tij në Big brother Vip.

Gjatë emisionit të së premtes, Donaldi nuk harroi një detaj të rëndësishëm dhe bëri një gjest mjaft të veçantë. Duke qenë se ishte përvjetori i lidhjes së tyre, Donaldi mori një pako me biskota dhe e hodhi përtej murit të shtëpisë në mënyrë që ta merrte Bora. Para se ta bënte këtë veprim, ai hoqi varësen që kishte në qafë dhe e vendosi brenda pakos. Teksa hidhte varësen, pakon jashtë murit, Arbana e garantoi se produksioni do të kujdesej t’ia dërgonte zonjushës (Borës).

Pjesë nga biseda:

Arbana: Hidhe se do kujdesemi që t’ia dërgojmë zonjushës.

Donaldi: Ke varësen brenda se mos ta marrin. Edhe haji (i drejtohet Borës) që të ëmbëlsohesh.

Arbana: O Donald se s’na the… po ça date është?

Donaldi: Po s’ka gjë se e di ai personi.

Kledi: Jo duhet ta thuash.

Donaldi: Sot në datë pesë, unë para tre vitesh jam lidh me Borën.

Siç duket, dhurata e veçantë ka rënë në dorë të Borës dhe kjo e fundit ka ndarë foto jo vetëm me pakon e biskotave, por edhe me varësen në qafë. Krahsa fotos që ka postuar ajo shkruan: “Fundjavë të ëmbël!”

Nuk dihet nëse kjo do të thotë se çifti od të ribashkohet sërish pas daljes së Donaldid nga BBV, por është e sigurt se ata i kanë dhuruar fansave disa momente mjaft të ëmbla, sidomos me hyrjen e Borës në shtëpi dhe puthjen që shkëmbyen.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)