Donald Veshaj duket se e ka harruar Bora Zemanin dhe po afrohet gjithnjë e më shumë me Beatrix Ramosajn Brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Kanë qenë vetë teleshikuesit ata që kanë vënë re një afrimitet të madh mes të dyve, madje në disa raste është dukur sikur kanë flirtuar.
Siç duket, Donaldi është ndjerë më “i lirë” pas daljes së Semi Jaupaj nga shtëpia e Big Brotehr, duke qenë se kjo e fundit i përmendte vazhdimisht Borën edhe pse ai i kishte kërkuar të mos e bënte diçka të tillë.
Një nga videot e fundit që po qarkullon është një moment i sotëm gjatë mbasdites, në të cilin shihet Donald që përkedhel këngëtaren e njohur.
Nuk dihet si e ka pritur këtë afrimitet Bora, pasi ajo dhe Donaldi shkëmbyen puthje kur moderatorja u fut në shtëpinë e Big Brother Vip. Ai madje u kujdes që përvjetorin e lidhjes së tyre t’i dërgonte Borës nëpërmjet produksionit varësen e tij, të cilën Bora ende e mban. Megjithatë, veprimet e fundit të Donaldit tregojnë se ajo që ndodhi me Borën mund të ketë mbetur pas krahëve.
Gjithashtu nuk dihet nëse Beatrix dhe Donald kanë pëlqim/ndjenja për njëri-tjetrin apo po bëjnë lojë, pasi nuk duhet harruar se formati i ‘Big Brother VIP’ është një lojë ku në sfidë janë 100 mijë euro.
A po e penalizojnë këto veprime atë, i cili dukej të ishte si më i pëlqyeri i publikut?
Shumica e komenteve shprehin pakënaqësi ndaj Donaldit: