Drejtoresha e Europol-it, Catherine de Bolle i ka dërguar një letër falenderimi për bashkëpunimin ish kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Në letrën e saj, de Bolle vë theksin në mbështetjen që Veliu ka dhënë në luftën kundër krimit të organizuar. Ajo e vlerëson kontributin e ish drejtorit Veliu në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në zbatimin e ligjit.

LETRA FALENDERUESE:

I dashur Drejtor i Përgjithshëm,

U informova se shërbimi juaj i dalluar si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Shqiptar ka përfunduar.

Më lejoni ta shfrytëzoj këtë mundësi për t’iu falënderuar për bashkëpunimin frytdhënës midis Europolit dhe Policisë së Shtetit Shqiptar nën udhëheqjen tuaj. Mbështetja juaj në Europol për të luftuar seriozisht krimin e organizuar, ka kontribuar sigurisht në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në zbatimin e ligjit midis Europës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Jam e sigurt se bashkëpunimi midis Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Europolit do të mbetet i shkëlqyer edhe në mandatin e pasardhësit tuaj, Drejtorit të Përgjithshëm, Gledis Nano.

Ju uroj çdo sukses në të ardhmen tuaj profesionale dhe faleminderit edhe një herë për mbështetjen tuaj në punën e Europol-it.