
Zv.presidenti i Barcelonës, Rafa Yuste dhe drejtori sportiv, Mateu Alemany, kanë udhëtuar sot drejt Katarit për të gjetur një marrëveshje me Al-Sadd për lirimin e Xavi. Klubi katalanas do të duhet të paguajë një klauzolë lirimi që e tejkalon një milion euro. Nuk mund të përjashtohet një marrëveshje që përfshin dy miqësore, të cilat do të luhen në Doha, përpara Kupës së Botës 2022.