Christian Eriksen dhe drama që përjetoi në “Euro2020” bënë xhiron e botës, imazhe që vështirë se do të harrohen nga tifozët. Fantazisti danez ka lënë pas atë histori trishtuese, tani është koha për të parë nga e ardhmja dhe të rikthehet të bëjë atë që dëshiron.
Zyrartarisht Eriksen është ende nën kontratë me Inter, por danezi e ka të pamundur të luaj në Serie A për shkak të ligjeve në Itali.
Sipas Corriere dello Sport, Eriksen dhe Inter po shkojnë drejtë zgjidhjes së kontratës, për të bërë të mundur që danezi të transferohet në Holandë. Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, Eriksen do të transferohet tek Ajax, skuadër ku aktivizohet një tjetër lojtar me probleme kardiake si Daley Blind.
(BalkanWeb)