Alex Ferguson, trajner i Manchester United për 26 sezone, ka marrë pjesë në dokumentarin e transmetuar nga Amazon për Arsenal-in e të Pathyeshmëve dhe ka dalë në mbrojtje të ish-rivalit, që është kritikuar padrejtësit në vitet e fundit, sipas tij:

“Me Wenger, Arsenal është kualifikuar në Europë çdo vit dhe është kritikuar pavarësisht nga kjo. Disa tifozëve duhet t’u vijë turp. Unë kam fituar 13 kampionate, por nuk kam arritur kurrë ta mbyll një sezon si i pamposhtur”, ka thënë Sir Alex.

“Këtë gjë e ka bërë ai. Arsene dhe unë jemi dinozaurë, por nuk kemi bërë edhe aq keq”.