Policia holandeze arrestoi 15 persona në një qytet në veri të vendit mes përplasjeve në protestat për kufizimet e reja të Covidit.
Policia në deklaratë u shpreh se qindra njerëz ishin mbledhur në qendrën e qytetit Leeuwarden për të protestuar kundër rregullave të reja anti-COVID, që detyron baret dhe restorantet të mbyllen në orën 8 të darkës, ndërsa dyqanet jo-thelbësorë ne orën 4.
Pamjet nga televizionet publike tregojnë qytetarët e mbledhur duke pirë dhe kënduar pranë ministrisë së drejtësisë, ndërsa një grup i madh njerëzish hodhën fishekzjarre dhe refuzonin të largoheshin nga qendra e qytetit.
Kryeministri Mark Rutte bëri njoftimin se do të ketë tre javë të tjera kufizime në restorante, dyqane dhe evente sportive për të ulur kurbën e valës së re të infektimeve me koronavirus.
Në Hollandë, nuk lejohet të kesh më shumë se katër vizitorë në shtëpi, ndërsa punonjësit janë këshilluar të punojnë nga distanca. Ndërkohë ndeshja e radhës për kualifikueset e Botërorit mes Norvegjisë dhe Hollandës do të luhet pa tifozë.
Mijëra njerëz u mblodhën për të protestuar edhe në Hagë, pas vendimit të qeverisë për vendosjen e maskave në ambiente publike.