Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka folur përpara mediave duke konfirmuar në krye të pankinës trajnerin e Kombëtares, Edi Reja. Gjithashtu kreu i qeverisë së futbollit ka folur edhe për çështjen Broja të një deklarate që ka thënë ish-futbollisti i Kombëtares, Rudi Vata:
Shqipëria – “Ekipi Kombëtar ka grumbulluar 18 pikë si asnjëherë tjetër, ka pasur paraqitje pozitive. Ka rinovuar ekipin dhe është premtues për të ardhmen. I gjithë ekipi nga drejtuesit e departamentit në FSHF deri te futbollistët dhe trajneri dhe stafi teknik për mendimin tim kanë bërë një punë të kënaqshme dhe e kanë arritur objektivin. Është luftuar për të qenë në Botëror, ishim shumë afër. Mund të kishim arritur, në ndeshjen ndaj Polonisë nuk kishim fat, kishim mungesa dhe nuk arritëm që të ishim në Play-Off të Botërorit.”
Vlerësimi për Kombëtaren – “Në futboll edhe finalista dhe fituesja e kupës së Botës nuk merr notën 10, vlerësimet janë subjektivet, nga 1-10 do t’i vendosja 8.”
Reja – “Trajneri dhe stafi dhe që ne e kemi filluar një projekt. Reja është krye trajner, por ka dhe staf që punojnë në departamentet e FSHF-së. Ne kemi projekt me të gjithë që kanë nisur punë te stafi teknik i Rejës.”
Broja – “Nuk është e lehtë sepse edhe në familje ka debate, por prindi mundohet t’i edukojë fëmijët sa më mirë. Armando Broja nuk ishte prezent në ndeshjen me Anglinë. Nuk ishte pjesë e ekipit në Angli për arsye se ishte i dëmtuar. U bashkua ekipit në Londër dhe bëri stërvitje individuale, dhe nuk luajti për dyshimin sesi ai ndihej. Janë individët që blejnë grupin dhe duhet të menaxhosh sa më mirë. Pas ndeshjes Broja ka kërkuar që të rikuperohej te Sauthemptoni.”
Stadiumet – “Teuta po rinovon fushën dhe në janar do të luajë në fushën e saj. Të gjithë ekipet e tjera, pothuajse po luajnë në stadiumet e tyre. Ajo që mungon janë fushat stërvitore.”
Kandidimi si president – “Kur të vendoset që do të zhvillohet Asambleja do ta jap përgjigjen nëse do të kandidoj ose jo.”
Kontrata e Rejas – “Në 16 dhjetor hidhet shorti Ligës së Kombeve, ndeshjet zhvillohen në qershor dhe shtator, kontrata e trajnerit përfundon në nëntor. Kontrata është marrëdhënie e dy anshme, nuk mund ta them vetëm unë, se ai mund të deklarojë vetë nëse do të largohet. Në shtator mbaron Liga e Kombeve dhe në nëntor ka ende kohë. Reja e ka ndihmuar Kombëtaren, ka prodhuar shumë futboll. Ka kënaqur shumë me lojën e bukur.”
Pengu – “Pengu më i madh ishte rezultati ndaj Polonisë sepse mund të shkonim në Play-Off.”
Lojtarët nga ekipi A te U-21 – “Kërkesa e Bushit është që të sjellim lojtarë nga Kombëtarja A tek U-21. Ka ndodhur bashkëpunimi i dy stafeve të ekipeve Kombëtareve si Muçi që u ftua në ekip A, por përfundoi tek U-21, dhe më pas u rikthye sërish tek skuadra A. Reja është në një moshë të madhe, por mënyra sesi ai mendon për të ardhmen dhe është si në moshën 40-vjeçare.”
Shoqatat – “Nuk ka asnjë shoqatë të paregjistruara, janë të gjithë të rregullta. Nuk ka asnjë konflikt interesi për atë që përcakton statuti i FSHF-së.”
Trajner shqiptar – “E kam menduar disa herë që mund ta bëjë një trajner shqiptar. E rëndësishme është që trajneri të bëjë detyrën e tij pavarësisht pasaportës që ka.”
Ekipet e tjera kombëtare – “Kanë bërë maksimumin me atë që kanë, mbase për arsye të ekesperiencës së pamjaftueshme dhe mënyra të tjera nuk kanë arritur aty ku duan. U-17 dhe U-21 për përbërjen që ka meriton më shumë në klasifikim.”
Vata dhe pjesa e Udinezes – “Është skandal që të përmendet që trajneri i ka thënë Brojës shko tek Udineze. Në asnjë rast që Edi Reja të shkojë te ndonjë klub.”
Xhaka – “E kam shprehur publikisht që Xhaka la Kombëtaren. Ka kontribuar maksimalisht në fushë. Kohët e fundit për shkak dëmtimi nuk ka qenë pjesë prej 1 viti në ekipin e Shqipërisë. Kam biseduar me të përpara se të deklaronte largimin, ka qenë një ndër lojtarët më të mirë të Shqipërisë.”, tha Armand Duka.