Shtëpisë së “Big Brother VIP” u janë bashkuar sot dy banorët. Bëhet fjalë për Meridianin dhe Antonelën, të cilët në fillim të spektaklit ishin opinionistët.
Të dy të stërvitur me reality show, ata gjykuan dhe këshilluan banorët me komentet e tyre pikante.
Në fund të mbrëmjes, moderatorja Arbana Osmani dha për publikun lajmin e papritur se pikërisht Meridiani dhe Antonela do të jenë dy banorët më të rinj të shtëpisë.