Një student i Koresë së Veriut do të ekzekutohet pasi ka sjellë në mënyrë ilegale një kopje të serialit “Squid Game”. Pasi ua shiti kopjet disa njerëzve, duke përfshirë edhe studentët e tjerë, ai u kap nga shërbimet e mbikëqyrjes së vendit. Tani do të ekzekutohet me pushkatim – një nga metodat e zymta me të cilën vriten edhe personazhet në serial.
Në lidhje me këtë situatë janë kryer arrestime në provincën veriore të vendit. Mediat e huaja raportuan se gjashtë persona të tjerë që e ndoqën serialin janë dënuar me pesë vjet punë të rëndë. Koreja e Veriut ka një rregull të rreptë për ndalimin e materialeve nga Perëndimi dhe Koreja e Jugut në vend, ndërkohë zyrtarët po kryejnë kontrolle në shkollën e studentëve.
Disa mësues thuhet se janë pushuar nga puna ose mund të dëbohen për të punuar në miniera të largëta si ndëshkim. “E gjitha filloi javën e kaluar kur një nxënës i shkollës së mesme bleu fshehurazi një USB që përmbante serialin koreano-jugor “Squid Game” dhe e pa atë me një nga miqtë e tij më të mirë në klasë,” tha për mediat e huaja një burim.