Paraditja e sotme ka qenë me ngarkesë shumë të madhe emocionale për njërën prej banoreve.
Ka qenë Einxhel ajo e cila ka shpërthyer në lot duke treguar se shkak është bërë presioni i madh i lojës.
“Boll më, jam e lodhur nga 5 njerëz që i kam gjithnjë mbi kokë. Nuk mundem më, çdo gjë që them do kem një reagim. Fakti që po tregohem e fortë nuk do të thotë që duhet të më luftoni gjithë kohës”,- tha ajo.
Ka qenë Sarah e cila është përpjekur ta qetësojë Einxhel dhe ta këshillojë që lojën ta marrë më me sportivitet.