Sipas Corriere dello Sport, Christian Eriksen po e shqyrton mundësinë e rikthimit në Ajax, ku mund të luante edhe me një defibrilator zemre të vendosur. 29-vjeçarit nuk do t’i jepet drita jeshile për të luajtur sërish në Serie A, pasi nuk ia lejojnë rregulloret.
Erikseni ra pa ndjenja në fushë gjatë ndeshjes mes Danimarkës dhe Finlandës në kuadër të Kampionatit Evropian. Në Itali, është e ndaluar të luash me një defibrillator të vendosur në zemër, sipas protokollit të Komitetit Organizativ Kardiologjik për Fitnes Sportiv, i cili u përditësua në vitin 2017.
Eriksen mund të vazhdojë të luajë në divizione të tjera evropiane, si Erediviese, ku mbrojtësi i Ajax-it dhe Holandës, Daley Blind luan me një kardiak të implantuar. Sipas Il Corriere dello Sport, Interi nuk pret të marrë ndonjë pagesë për Eriksen, por largimi i tij do t’i lejonte kampionët e Serisë A të kursejnë pagën e tij prej 7.5 milionë euro.