Dy firma të tjera energjetike në Mbretërinë e Bashkuar pësuan kolaps pasi vonesat në furnizim nga një tubacion gazi në Evropë i përshkallëzuan akoma edhe më shumë tensionet mbi çmimin, që kanë krijuar një krizë të vërtetë të kësaj industrie. Rregullatori i energjisë në Mbretërinë e Bashkuar, Ofgem tha se Neon Reef, që ka rreth 30,000 klientë vendas dhe Social Energy Supply, që furnizon rreth 5,500 familje, kanë mbyllur aktivitetin e tyre. Kjo e con në 21 numrin e furnizuesve në vend, të cilët janë dorëzuar përpara ngërçit të krijuar që nga fillimi i shtatorit, kur çmimi i blerjes së gazit në tregun me shumicë pësoi rritje të ndjeshme.
Luhatjet e forta në tregun e gazit kanë bërë që kompanitë, disa prej të cilave nuk u “mbrojtën” ose nuk u siguruan kundër situatave të tilla, të gjendeshin të detyruara të blinin energji në nivele të larta, ndërkohë që ishin kontraktuar për ta shitur atë shumë më lirë te klientët e tyre. Çmimet u rritën përsëri në të gjithë Evropën të martën, pasi rregullatori gjerman i energjisë vendosi të pezullonte procesin e miratimit të Nord Stream 2, tubacioni i ri gjigant që do të sjellë gazin rus në kontinentin e vjetër.
Projekti është përballur me kundërshtime të ashpra nga SHBA, që thotë se ky tubacion do ta bëjë Evropën shumë të varur nga gazi rus dhe do të anashkalojë Ukrainën, e cila tradicionalisht ka qenë rruga kryesore për të, dhe fitonte ndjeshëm si vend transiti.