Mbrëmjen e djeshme Fifit i ra të fikët gjatë spektaklit live, pas një debati me Balinën. Ajo kërkoi të dilte nga shtëpia, por më vonë ndryshoi mendje.
Këngëtarja i ka shqetësuar të gjithë ata që po e ndiqnin, e sidomos familjen. Motra e saj, Edona ka reaguar së fundmi me anë të një postimi në rrjete sociale.
“Motra ime e fortë, më fal që nuk jam aty ta mbaj dorën dhe të të them se je njeriu më i drejtë dhe me zemrën më të madhe! Sa keq më vjen që sinqeriteti jot është keqpërdorur aq shumë! U luta shumë të thuash se dua të dal, për të vetmen arsye se më ka marrë malli shumë për ty dhe u gëzova shumë që nuk e the se e di që do reflektosh dhe do i bindësh të gjithë se je një shpirt artisti. Është e vërtetë se nuk të duhet fitorja e Big Brother përpara shëndetit tënd, por është diçka që do e kalosh, ke kaluar sfida më të rënda dhe jam e bindur se do e përballosh këtë. Të dua shumë!”, ka shkruar ajo.