Fifi ka vendosur të largohet përfundimisht nga shtëpia e Big Brother Vip. Pas incidentit të së martës shumë kërkuan që ajo të largohej, ashtu si shumë të tjerë dolën në mbështetje të saj.
Ajo ka bërë gati valixhet dhe është takuar me banorët, duke i dhënë kështu fund rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Gjatë spektaklit të së martës Fifi u ndje keq pas një debati me Balinën dhe humbi ndjenjat. Balina i tha Fifit të mos ndërhyjë mes Sarës dhe Pajtimit dhe se gjithë këtë po e bën për vëmendje. Fifi reagoi ashpër ndaj këtyre fjalëve dhe kërkoi të largohej menjëherë nga shtëpia, kur në atë moment i ra të fikët.
Pas pak çastesh produksioni njoftoi se është mirë dhe se ajo ndodhej në dhomën e gjumit për tu qetësuar. Pas hapësirës publicitare e pasi u qetësua Arbana e ftoi Fifin në dhomën e rrëfimit. Fillimisht Fifi vendosi të qëndronte dhe tha se do e përballonte rrugëtimin, por me sa duket gjërat kanë ndryshuar.
Kujtojmë që pas incidentit të së martës një pjesë e audiencës kërkoi që ajo të largohej përfundimisht nga BB Vip, ndërsa një pjesë tjetër e mbështetën. Krah saj doli edhe miku i saj, këngëtari Flori Mumajesi e po ashtu Graniti, me të cilin kishte raporte të ngushta kur ai ishte ende në shtëpi.