Granit Cana ishte ftuar sot në Fan Club të Big Brother VIP për të diskutuar rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Në Big Brother ai u diskutua për afrimitetin me Fifin, ‘përdorjen’ e saj, stepjen prej saj etj, por sidomos për xhelozinë që Fifi ndjente ndaj vajzave të tjera e veçanërisht Semit.
Nga ana tjetër, Semi dhe Graniti janë parë shpesh shumë të afërt. Madje, rrëfimin më emocionues, atë për ndarjen e prindërve dhe vështirësitë e jetës e ka bërë me Semin.
Graniti është shprehur se me këngëtaren ndihet mirë e po ashtu ka thënë se “është detyruar” të largohet nga ajo për shkak të debateve që ka patur me Fifin.
Mirëpo, duket se xhelozia e kësaj të fundit nuk ka qenë pa shkak. Sot në “Fan Club”, Graniti pranoi se Semi është vajza që i pëlqen më shumë brenda shtëpisë. Ai tha se nëse nuk do ishte i lidhur me vajzën jashtë shtëpisë, do flirtonte me Semin.
I pyetur se çfarë i pëlqen te Semi ai përmendi fillimisht pamjen fizike dhe më pas karakterin. Graniti gjithashtu u shpreh se asnjëherë nuk i ka dhënë Fifit hapa vazhduese dhe nuk e ka mbajtur kurrë me shpresë, por thjesht ka bërë atë që ka ndjerë në moment dhe me ironi thotë se nuk i ka premtuar asaj të martohen bashkë, por thjesht nuk ka dashur ta humbasë si mikeshë.