Formularët e dorëzuar në PD nga ana e ish-kryeministrit, Sali Berisha do të jenë të aksesueshëm për mediat dhe të gjithë qytetarët e interesuar duke nisur nga nesër.
Ky lajm u bë i ditur nga moderatorja e Open, Eni Vasili.
Gazetarët e emisionit Open në Top Channel arritën të hynin në zyrën e Edi palokës, aty ku gjenden në kasafortë 4200 formularët e mbledhur nga lideri historik i PD dhe mbështetësit e tij.
“Duke filluar nga dita e nesërme formularët do jenë të aksesueshme për gazetarët për mediat, për këdo, pasi sot nuk mundej”, tha Eni Vasili.
Kujtojmë se firmat u dorëzuan mbrëmjen e djeshme nga mbështetësit e Berishës. Ato po mbahen në kasafortën e zyrës së kryetarit të Këshillit, Edi Palokës, për tu hapur një muaj më pas në mbajtjen e Kuvendit Kombëtar.
Berisha u shpreh një ditë më parë se nuk synon vetëm rikthimin në krye të PD-së dhe largimin e Lulzim Bashës, por edhe postin e kryeministrit të vendit.
PD ka reaguar pas dorëzimit të firmave në selinë blu, duke theksuar se firmat nuk janë mbledhur dhe se nuk do të ketë Kuvend Kombëtar.