Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa e ka treguar gjithmonë me shumë krenari origjinën shqiptare.
Për këtë arsye, nuk kishte si të mungonte një urim i veçantë në 109-vjetorin e pavarësisë. Ajo ka publikuar në InstaStory disa foto nga koha kur ishte në Shqipëri, duke uruar në shqip.
“Urime 28 Nëntori! Gëzuar ditën e Pavarësisë Shqipëri”, ka shkruar Dua.