Është gjetur pas 18 ditësh shëndoshë e mirë 4 vjeçarja e zhdukur në një zonë të Australisë Perëndimore.
Mediat e huaja raportojnë se Cleo Smith është gjetur gjallë e shëndoshë në një shtëpi të mbyllur. Vogëlushja u zhduk nga tenda e familjes së saj afër qytezës Carnarvon më 16 tetor, duke nxitur një operacion masiv të kërkimit nga autoritetet australiane.
Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar një 36 vjeçar i cili po pyetet në lidhje me përfshirjen e tij në rrëmbimin e të voglës.
Policia u fut në një shtëpi në Carnarvon në orët e para të mëngjesit “Ata e gjetën Cleo-n e vogël në njërën nga dhomat.
Njëri nga oficerët e mori në krah dhe e pyeti se si e kishte emrin. Ajo tha: emri im është “Cleo”.
Vajza është ribashkuar me prindërit e saj. “Familja jonë është përsëri e plotë”, shkruan në Instagram nëna e saj, Ellie Smith.