Në Komisionin e Ligjeve është paraqitur sot Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të diskutuar mbi buxhetin e këtij institucioni për vitin 2022.

Gjatë diskutimit, deputeti i PD-së, Dashnor Sula, teksa u interesua për hartën e re gjyqësore tha se qarku në të cilin ai është zgjedhur është i kufizuar nga Italia pasi ka dalje ne det.

“Pyetja ka të bëjë me hartën gjyqësore. Qarku i Elbasanit ka shtrirjen më të madhe në Republikën e Shqipërisë, kufizohet me Maqedoninë dhe nga ana tjetër me Italinë dhe ka vetëm një prokurori”, tha Sula, i cili është zgjedhur deputet në Peqin, i cili është pika me perëndimore e qarkut Elbasan dhe është shumë larg detit siç shihet edhe në hartën më poshtë.