Roza Lati ditën e djeshme ishte e ftuar te emisioni ExPuls i RTV Ora me gazetar Ronaldo Sharkën.
Ajo po pyetej për disa personazhe publik dhe një prej tyre ishte Adi Krasta.
Kur u shfaq fotoja e tij, Roza na surprizoi me reagimin e saj.
“Vdeksha unë për këtë o Zot, unë për këtë jap jetën. I love him! Sarkazma e tij, sjellja e tij, inteligjenca e tij…nuk kam asnjë koment për të. Është frymëzim për mua! Më ka dhënë një këshille Adi Krasta, më pëlqen se je vetvetja, kështu rri vetvetja.”,- tha ajo.
Ndër figurat publike ishte gjithashtu Bora Zemani, e cila sipas Rozës është në kulmin e saj dhe se e meriton. Ajo shtoi se i vjen shumë mirë pasi ka një engjëll për të rritur dhe i duhen lekët.
Kujtojmë se Roza thumboi Bieta Sulon:
“Shiko e pashë emisionin e Sulos. Kishte ftuar Dalina Buzin, flisnin për serialin Snob. Një mikpritje shumë të mirë, i bëri komplimente, e priti shumë mirë, mesa duket e kishte personale me mua. Po ne nuk është se ja marrim burrin njeriu, më vjen keq. Jo zemër nuk janë të gjithë si ty, nuk janë të gjithë si ty.”,- tha Roza Lati.