Real Madridi u stërvit paradite në Valdebebas, duke menduar për takimin e së mërkurës me Sheriff Tiraspol. Trajneri Ancelotti nuk mund të llogarisë sërish Eden Hazard, i cili mbeti jashtë edhe kundër Granadës për shkak të gastroenteritit. Edhe Bale, që pësoi një dëmtim të ri muskulor, nuk do të jetë gati për sfidën e radhës në Champions, bashkë me Valverde.

Stërvitje të veçuar ka zhvilluar edhe Dani Ceballos. Lista e lojtarëve për ndeshjen kundër moldavëve nuk ofron ndryshime në raport me ata që udhëtuan në Granada:

Portierë: Courtois, Lunin dhe Luis López.

Mbrojtës: Carvajal, Militao, Alaba, Vallejo, Nacho, Marcelo dhe Mendy.

Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Lucas, Isco, Camavinga dhe Blanco.

Sulmues: Benzema, Asensio, Jovi, Vinicius., Rodrygo dhe Mariano.