Dy ministrat e Infrastrukturës, ajo e Shqipërisë Belinda Balluku dhe a i Kosovës, Liburn Aliu e cilësoi ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë një nxitje të ekonomisë për të dy vendet dhe akses më të madh të qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës për të lëvizur.

Liburn Aliu: Kjo hekurudhë është shumë i favorshëm krahasuar me linjat e tjera duhet të shtohen edhe element që lidhin koridorin blu dhe i gjithë ky qarkullimi i mallrave do të bëhet nga Shqipëria në Kosovë dhe më pas me vendet rreth e qark, kjo ka rëndësi.

Belinda Balluku: Të alokojmë fondet për këtë studim fizibilieti për hekurudhën Durrës-Prishtinë. Hekurudhat janë mënyra e transportit më eficente dhe më miqësore ndaj ambinetit. Kjo hekurudhë do të nxis dhe rrisë volumin e tregtisë mes dy vendeve tona. Porto Romano do jetë një nga portet më të mëdha dhe modern, ku Kosova është vendi që Shqipëria ka pasur rritje të eksportit të mallrave me 48.2 % . Porti ekzistues kthehet në një nga marinat më të mëdha në Mesdhe, ku do të jetë edhe një portë turizmi për të shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës. hekurudha do të lidhe edhe portin e ri të Durrësit me Prishtinën duke i dhënë akses të gjithë qytetarëve të Kosovës.