Këtë të premte pritet të ketë hyrje të reja në shtëpinë e Big brother Vip dhe këtë e ka konfirmuar vetë moderatorja e programit, Arbana Osmani.
Me anë të disa videove të postuara në Instastory, Arbana ka lënë të kuptohet se hyrjet e reja do të jenë dy djem, madje siç i ka quajtur njëra nga gazetarëet, “dy super çuna”.
Nuk dihet ende se cilët do jenë dy hyrjet e reja, por siç duket ky do të jetë një lajm i mirë për vajzat, të cilat janë shprehur se duan që brenda shtëpisë të futen djemë beqarë.
Hyrja e fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ishte aktori Igli Zarka. Ndërkohë, para tij kishin hyrë në shtëpi tre vajzat e njohura të ekranit shqiptar, Einxhel Shkira, Beatrix Ramosaj dhe Sara Berisha.
Kujtojmë që këtë javë janë të nominuar Arditi dhe Donaldi. Ishte Fifi ajo që e nominoi Donaldin, duke qenë se u zgjodh si e preferuara e publikuat, duke shpëtuar kështu Granitin. Në emisionin e të martës ishte Sabiani ai që la fillimisht shtëpinë, por atij i ra bileta vajtje-ardhje dhe u rikthye, ndërsa tashmë së bashku me Einxhelin kanë nisur një lojë dhe kanë fshehur e lëvizur sendet e banorëve të tjerë.