Aktorja e njohur Adriana Matoshi njoftoi ditën e djeshme se i është rikthyer tumori në kokë dhe i duhet të përballet sërish në një betejë mes jetës dhe vdekjes. Shumë personazhe të njohur dolën publikisht në mbështetje të saj për t’i dhënë kurahon dhe forcën që i nevojtitet në këto momente të vështira. Një ndër to ishte edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila ndau një pjesë nga klipi i saj, ku shfaqet Adriana Matoshi dhe shkruante fjalë motivuese për aktoren.

Nuk mund të mungonte as një mesazh nga i dashuri i Adrianës, futbollisti Keith Groeneveld. Ai ka ndarë një video me aktoren në Instastory ku shkruan se nuk nevojiten fjalët.

Disa javë më parë Keith ka ndarë një foto të tij dhe të Adrianës ku e falenderon që ajo ka ardhur në jetën e tij dhe thotë se shpreson që të shihen se shpëjti e të krijojnë më shumë kujtime të paharrueshme.

“Dashuria ime

Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të përshkruar atë që je për mua. Gjithçka që dua të them është faleminderit që ke ardhur në jetën time. Shpresoj që së shpejti të shihemi sërish dhe të krijojmë më shumë kujtime të paharrueshme.

Unë të dua”, shkruan Keith krahas postimit.