Çështja e Agonit dhe Bekimit, dy të njohurve të ardhur nga Drenasi i Kosovës përballë njëri-tjetrit në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ka nxjerrë detaje të tjera. Makina që është shkaku i mosmarrëveshjes së tyre, e cila iu ofrua Agonit nga Bekimi me një çmim prej 12 mijë frangash dhe një kapari prej 1000 eurosh, përfundoi në duart e një personi tjetër, një zonje nga Korça me emrin Blerina Zgjana.
Bekimi tregon se për ta ndihmuar zonjën sepse nuk kishte dokumenta në Zvicër, ai ia ofroi asaj me një çmim më të lirë, rreth 10 mijë franga, por ato para nuk i mori në Shqipëri. Mjeti në fjalë përfundoi në Zvicër, në duart e komandantit të policisë së Gostivarit, me të cilin, siç thotë ai, Blerina është e lidhur. Pas disa telefonatash për paratë, Blerina i ka thënë se po i mbledh paratë e tij dhe marrja e tyre nga Bekimi është veç çështje kohe.
Lexoni edhe:
Ja se si të rregulloni presionin e gjakut nga shtëpia në vetëm pak ditë!
Sponosored by MonadPlug
Eni Çobani: Pse s’shkove t’ia marrësh këtë makinën kësaj zonjës se po më habit tani? Të dha lekë ajo zonja ty? Jo, ku e ka makinën, shkon ia merr dhe e çon në shtëpi ose ia jep Agonit.
Agon: Unë po kërkoj shpjegim për vete, ti flet…me mua ke punë o zotëri.
Bekim: Po i shpjegoj zonjës Eni si ka ndodhur situata…
Agon: Ti shpjegoja për mua që më ke tradhtuar, të kam dërguar kaparin, ti s’më ke sjellë makinën. Kaq ke punë. S’më interesojnë mua ç’ke bërë me të, dua të më sjellësh makinën.
Bekim: Më lër t’i shpjegoj unë zonjës Eni…
Agon: Po të lë unë por nuk po di as ç’po shpjegon.
Eni Çobani: Agon, pse e do kaq shumë këtë mjet? Më fal që të pyes se mjeti është shumë personal.
Agon: Më vjen inat se e kam kryer pazarin në Kosovë, tha nuk është problem, unë mërzitem të më gënjejë dikush, plus hajde se më tha “po t’i çoj paratë”, në rregull, po s’dua se s’jam ngushtë për para, por vetëm se më vjen inat.
Eni Çobani: Je i prekur, e kuptoj, me ty jam.
Agon: Deri në 2000 euro më shtrenjtë mua ma ka shitur dhe aq bamirës sa asaj ka shkuar ia ka ulur në 10 mijë euro. S’është normale kjo.
Eni Çobani: E drejtë, asaj ia ke ulur ia ke dhënë 10 mijë euro, e vërtetë është.
Bekimi tregon se më pas ka shkuar nga Zvicra në Gostivar për të parë se ç’ndodhte me makinën e tij, ka filmuar Blerinën së bashku me punonjësin e policisë dhe më pas ka shkuar në Kosovë. Kur mbërriti atje, pa se në celularin e tij kishin mbërritur telefonata të shumta nga një numër i panjohur, të cilin pretendon se ka qenë zotëria që shoqëronte Blerinën.