Semi Jaupaj e pranoi pak kohë më parë se ka një pëlqim jashtë shtëpisë së Big Brother Vip, gjatë një bisede me Einxhelin. Sërish në një bisedë me të, Semi ka treguar se i ka thënë personit në fjalë se ëshrion të jenë vetëm shokë e më pas është penduar për këtë gjë. Megjithatë ajo ka thënë se nuk është ndjerë gati për të nisur diçka të re, pasi sapo kishte dalë nga një lidhje

“Kur isha jashtë njoha dikë, nga shkurti, maji diçka. Jo, maj mbase. Këtë e kisha shok,e njoha në shoqëri dhe më pëlqeu shumë si karakter, po kishte dy tre gjëra të tjera, pamja fizike që për mua s’ishte i bukur, më i bukuri i botës. Dhe thoja jo, unë me këtë njeriun nuk mund të kem dot gjë. Dhe ky shprehu pëlqimin. I thashë shiko: pse most ë jemi shokë sepse mua më pëlqen shumë si tip ti. Kupton? Më pëlqeu si tip edhe kam qejf të ikim bashkë në festival, blah blah…dhe tha ky “jo, bashkë nuk jemi dot shokë, pikë”. Aty e ndërpremë komunikimin. Fillova të ndihesha keq dhe më bën një reply në story për një gjë që kisha hedhur dhe i ktheva përgjigje… duke folur, duke bërë muhabet… Pastaj nuk isha më aq… pse most e jemi shokë. E bëja prapë të njëjtën gjë se s’doja që të dukesha se prit se unë u lëndova, u mërzita që ti s’e pranove këtë gjë, po e kisha qejf. Doja që të më shkruante, që të kisha vëmendje”, ka thënë Semi.

Kujtojmë se Semi konfirmoi ndarjen me Bojken Lakon këtë vit në Këngën Magjike.

“Bojkeni do ngelet një mik i imi i zemrës. Kam shumë respekt për të dhe do kem gjithnjë. Është një njeri i afërt i imi. Një mik!”, tha Semi atëherë.