Pak zëra të autorizuar te Barcelona sa Andrés Iniesta mund të vlerësojnë ardhjen e Xavi Hernández si trajner në klubin katalanas. Ai ka qenë një nga partnerët më të mirë të Xavi në fushë, ndaj është i bindur se do të dijë të realizojë projektin e ri, siç komenton për “Catalunya Radio”.
Ndjesitë – “Unë vazhdoj të kem një marrëdhënie shumë të mirë me të dhe ne kemi folur. Xavi e ndjen Barçën si askush tjetër dhe e di që do të kënaqet, se do të bëjë gjithçka për ta bërë atë të funksionojë mirë”.
Perspektiva – “Ai ka personalitetin ideal për të qenë aty ku është. Ka një tip pajtues, por edhe personalitet të fortë. Ka qenë kapiten, ka jetuar të gjitha llojet e situatave dhe e di se si funksionon gjithçka. Nuk mendoj se ka ndonjë problem”.
Moment kritik – “Te Barça vlen vetëm të fitosh. Ne e kemi jetuar atë si lojtarë, tani është radha e tij si trajner. Kjo përgjegjësi ka ekzistuar gjithmonë. Situata tani është krijuar për t’u bërë trajner, uroj t’i shkojnë gjërat mirë”.
Veteranët – “Unë nuk shoh gjëra negative, përkundrazi. Kur je pranë dikujt, me të cilin ndjen afinitet, angazhim, ti jep versionin tënd më të mirë”.
Qasja – “Duhet të gjesh atë linjë që të jep besim për të ecur përpara. Te Barcelona mund ta kthejnë situatën për mirë. Është e qartë se gjithçka mbështetet te rezultatet në futboll. Duhet të përpiqesh të bindësh, të zbatosh mënyrën tënde të lojës, idenë tënde”.
Krahasimi me Pedri – “Krahasimet nuk janë të mira. Ai duhet të luajë siç di, me cilësitë që ka dhe prej andej jam i bindur se do të jetë pikë referimi”.