Më në fund bie edhe Napoli. Është Interi që e mund në “San Siro” 3-2, duke hapur tashmë totalisht garën për titull. Zikaltrit arrijnë të mposhtin një rival direkt, për më tepër që ky sukses erdhi me përmbysje.
Inter mbylli 45′ e para ndaj Napolit në avantazh 2-1 falë golave të Calhanoglu (me penallti) dhe Perisic. Pikërisht nga turku erdhi edhe goli i avantazhit me goditje këndi: krosim perfekt te shtylla e parë, Perisic që devijon me kokë dhe Ospina që largon, por pasi topi kishte kaluar vijën e mesit të portës.
Napoli e nisi mirë duke shënuar me Zielinski, por më pas u shua pak dhe vetëm një rast me Osihmen regjistrohet, i murosur nga Skriniar. Në të dytën, Lautaro Martinez çon shifrat në 3-1 dhe u duk sikur gjithçka u mbyll.
Por Mertens rihap ndeshjen në minutën e 78-të. Zikaltrit vuajnë shumë në fund, ndërsa miqtë marrin zemër. Megjithatë, nuk ka më gol as pas 8 minutash lojë. Inter mbron fitoren, me shumë vlerë në këtë stacion ta garës.