Me Marotta në drejtim, gjuetia për lojtarë me parametra zero është gjithmonë e hapur. Kjo vlen edhe tek Interi. Pas portierit Onana, i cili do të nënshkruajë në shkurt, sipas “Gazzetta dello Sport”, një tjetër lojtar i lirë luksi ka përfunduar në radarët zikaltër: Alexandre Lacazette, të cilit i skadon kontrata me Arsenalin. Futbollisti i datëlindjes 1991 do të dëshironte ndryshim ambienti dhe një aventurë në Itali do ta ngacmonte shumë.
Ndërkohë, duke folur në konferencën për shtyp që nga grumbullimi i Uruguajit, mesfushori i Interit, Matias Vecino, ceku të ardhmen e tij: “Në muajt e fundit kam përjetuar një situatë tek Interi, e cila nuk ishte ajo që prisja në fillim të sezonit, që kisha biseduar me menaxherin dhe klubin. Futbolli përbëhet nga momente, herë pozitive e herë negative.
Është e qartë se nëse këto të fundit rriten, besoj se do të duhet të diskutojmë me Interin, gjithmonë me respektin maksimal, për të gjetur një zgjidhje të mirë për të gjithë. Një lojtar duhet të japë gjithmonë maksimumin dhe të respektojë vendimet e trajnerëve, të qëndrojë i fokusuar, të stërvitet fort dhe të jetë gati kur trajneri dhe ekipi kanë nevojë”.